Lajmet e fundit

Lavdrim Muhaxhiri nga një ‘shërbëtor’ i KFOR-it në një kasap tek ISIS (Foto)

Lavdrim Muhaxheri është shqiptari më i njohur në radhët e ISIS, jo vetëm për deklaratat e tij që bëjnë thirrje për Xhihad, por edhe për videot ku shfaqet me koka të prera.

Sipas të dhënave paraprake, Muhaxheri ka punuar për KFOR-in amerikan në kampin “Bondsteel”, si dhe për NATO-n në Afganistan.

Miqtë e tij tregojnë se ai kishte rekomandime të mira nga punëdhënësit e tij. Në 2013 Lavdrim Muhaxheri, i njohur ndryshe si Komandant Muhaxheri, u zgjodh komandant i shqiptarëve që u bënë pjesë e rebelëve që luftonin kundër regjimit të Bashar Al-Asadit.

Por jo i atyre që kërkonin demokraci në Siri, por i krahut më radikal atij “Al Nusra”.

Në vitin 2012, Muhaxheri u lidh me shoqatën lokale “Parimi”, nga e cila më vonë u krijuar shoqata “Rinia Islamike Kaçanik”, ku mbante pozicionin e Emirit, udhëheqësit të krahut ushtarak të organizatës.

Lavdërim Muhaxheri, u deklarua i vrarë disa muaj më parë nga mediat, por ende ky lajm mbetet i pavërtetuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.