Lazio është skuadra e parë që ka siguruar kalimin për në finale të Kupës së Italisë.
Edhe pse u mposht 3:2 nga Roma në ndeshjen e dytë, Lazio ka siguruar kalimin për në finale të Kupës, falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë si vendas.
Milinkovic-Savic në minutën e 37-të e kaloi Lazion në epërsi, për të barazuar El Shaarawy, në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Lazio rikthej sërish epërsinë me anë të Immobile, që shënoi për 1:2 në minutën e 66-të.
Deri në fund të ndeshjes, Roma shënoi dy gola, nëpërmjet Salah, që nuk mjaftuan për kalimin në finale.
Në finale Lazio do të takohet me fituesin e përballjes Napoli – Juventus.
