Lajmet e fundit
LDK akuzon kryeministrin se po shkel ligjet, PZAP hesht

LDK akuzon kryeministrin se po shkel ligjet, PZAP hesht

Përderisa qytetarët në mënyrë të dinjitetshme po vazhdojnë të marrin pjesë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të shkelë ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, duke abuzuar me pushtetin dhe zyrën publike që ai mban dhe përfaqëson dhe duke shërbyer si shembulli më i keq i mosrespektimit të rregullave zgjedhore dhe kodeve të mirësjelljes.Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton fshehtësinë e votës. Neni 45 parasheh se vota është personale, e lirë dhe e fshehtë dhe kjo është ndër të drejtat themelore të njeriut. Kryeministri Thaçi po e shkel  këtë garancion kushtetues të qytetarëve duke u bërë atyre presion psikologjik, në prezencë të truprojet e tij të armatosur, kur i detyron qytetarët që të tregojnë edhe në prani të mediave se për kë do të votojnë. Pra, i detyron ta bëjnë votën publike, duke u bërë atyre presion politik, mediatik dhe publik.

Për më tepër, Kodi Penal i Kosovës, që ka hyrë në fuqi në janar 2013, parasheh se kushdo që në zgjedhje cenon fshehtësinë e votimit, dënohet me burgim deri në gjashtë muaj dhe kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose në ndonjë mënyrë tjetër të kundërligjshme kërkon nga personi që të tregojë si ka votuar, dënohet me burgim deri në një  vit, ka sqaruar Vjosa Osmani e LDK-së. Veprat e tilla janë në veçanti të dënueshme nëse ato kryhen nga zyrtarët publikë. Prandaj, qytetarët nga të cilët kërkohet të tregojnë se si do të votojnë, kanë të drejtë të bëjnë padi penale ndaj kryeministrit, sepse ai jo vetëm që po shkel një ndër të drejtat kushtetuese të qytetarëve (pra, fshehtësinë e votimit), por po ashtu po kryen vepër penale të dënueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal.

Po ashtu, siç jeni njoftuar në javën që shkoi, ne kemi dorëzuar një ankesë në PZAP kundër Kryeministrit, njëherish edhe kryetar i PDK-së, cili në shkëmbim të votave për PDK-në po premton pa mbulesë, investime milionëshe, pra shpërblime monetare  nga buxheti i Republikës së Kosovës. Megjithatë, deri tani PZAP nuk ka kthyer përgjigje në këtë ankesë, dhe ne në ndërkohë kemi dorëzuar edhe ankesën e dytë kundër Thaçit që mbështetet në bazën e njëjtë juridike, për premtimet e fundit që i bëri edhe në disa qytete të tjera.

Përderisa PZAP ka praktikuar përgjigjen në ankesat e tjera brenda 24 orësh, për këtë rast ka vonesa. LDK konsideron se një vonesë e tillë, tani në kohë fushate, i jep hapësirë Thaçit që të vazhdojë me shkelje dhe me abuzim të zyrës publike. Prandaj vendimi i PZAP pas përfundimit të fushatës nuk do të kishte ndonjë efekt të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.