Nazmi Sfishta, anëtari i grupit Aurora që i këndonte dikur Prishtinës së bashku me Ismet Beqirin e LDK-së, është punësuar në Ministrinë e Kulturës, që po ashtu drejtohet nga ministri i kësaj partie.
Gazeta Fjala merr vesh se Sfishta ditë më parë është bërë pjesë e Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit që drejtohet nga Kujtim Shala i LDK-së, pa konkurs por me kontratë mbi vepër.
Ai zyrtarisht i ishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëntor të vitit 2013, atë vit kur vendi organizoi zgjedhjet komunale.
Atë kohë Sfishta, pati thënë se për të është privilegj t’i bashkohet kësaj partie pasi ky subjekt e mban edhe simbolikën e presidentit heroik, dr. Ibrahim Rugova. “Është nderë dhe privilegj për mua, për grupin Aurora që po bëhemi pjesë e LDK-së. LDK është dëshmuar dhe po dëshmohet se është parti e progresit, konstruktivitetit dhe vlerave demokratike”, pati thënë ai.