Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar inciativën për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës. Është njëra nga nëndegët më të mëdha të kësaj partie, ajo e Dobërçanit, e cila në një mbledhje të mbajtur sot ka marrë vendim që të kundërshtoj me të gjitha format zgjedhjen e kryetarit të PDK-së në krye të shtetit, raporton Gazeta Blic.
Në një njoftim të kësaj nëndege të Gjilanit, thuhet se kjo nëndegë do të kontaktoj me deputetët e LDK-së që morën vota nga anëtarësia e kësaj nëndege që të mos lejojnë Hashim Thaçin të zgjedhet i pari i Kosovës.
Mirëpo, lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa kohë e ka garantuar kreun e PDK-së se ai do ta ketë mbështetjen e partisë së tij për t’u zgjedhur president.
Në vazhdim Gazeta Blic ju sjell të plotë njoftimin e kësaj nëndege:
Perfundoi mbledhja e kryesise se nëndeges, nga e cila u mor vendim qe:
Ne mbrojtje te dinjitetit dhe figures se Ibrahim Rugoves, ne mbrojtje te dinjitetit te Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Xhemajl Mustafes,Enver Malokut, Bardhyl Ajtit, Smajl Hajdarit dhe shume aktivisteve te vrare pas luftes, sipas listave te vdekjes, E ne mbrojtje te dinjitetit te neperkembur te te gjithe antaresis Rugoviane te LDK-es, te fillojme Levizjen Kunder PRONTO-s president, me vota te LDK-es.
Ne ditet ne vijim kryesia vendosi qe te angazhohet te kontaktoj deputet te cilet moren vota ne fhsatin tone, ne menyre qe te na japin perkrahje ne kete qellim patriotik tonin.
Ne baze te numrit te votave qe kan marre ne fshatin tone, ne i bejme thirrje publike te gjithe deputeteve te LDK-es, qe te vine e te takohen me bazen e LDK-es, e ne veqanit deputeteve qe moren me shume vota nga, siq jane:
Deputetet e komunes tone:
Fatmir Rexhepi
Lirije Abdurrahmani
Murat Hoxha
dhe deputetet nga komunat tjera, qe moren vota me shume:
Armend Zemaj
Doruntine Maloku
Arben Gashi
Vjosa Osmani
Anton Quni
Teuta Rugova
Alma Lama
Adem Salihaj
Besa Gaxherri
Poashtu kerkojme perkrahje ne kete qellim, nga te gjitha nendeget e komunes tone dhe komunave te tjera ne kete levizje te sinqerte, e kunder se keqes se Kosoves.