Lidhja Demokratike e Kosovës shënon nesër 26 vjetorin e themelimit të saj. Jusuf Buxhovi, njëri nga themeluesit e kësaj partie ka thënë se ky përvjetor nuk e gjen këtë subjekt si më parë. Sipas tij, LDK nuk udhëhiqet nga njerëzit e duhur.
“LDK, nuk është ajo e themeluesve dhe idealistëve të saj. Sot, në krye të saj gjenden matrapazët, profiterët, të drejtuar nga klanet mafioze! Kaq”, ka deklaruar Jusuf Buxhovi, themelues i LDK-së
Sipas tij, LDK-ja ka ardhur në këtë gjendje pas vdekjes së presidentit Rugova.
“Nga vdekja e presidentit Rugova e këndej, kjo parti politike me traditë historike, ka rënë në duar të atyre që kanë braktisur kauzën e shtetit të Kosovës, të përkatësisë perëndimore dhe të demokracisë! Të tillët sot bëjnë pazare me këdo, pa çarë kokën për vlerat e saj”, ka shtuar Buxhovi.
E, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i kontaktuar nga Gazeta Tribuna ka thënë se LDK, ka rritur të gjitha synimet e përcaktuar qysh në themelimin e saj, para 26 vjetëve./Gazeta Tribuna/
Për më shumë shikojeni kronikën e plotë të përgatitur nga Tribuna Channel: