Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala tha se me konsiderojmë se kemi qenë në krye të detyrave politike sipas programit të partisë.
“ Grupi i LDK-së, konsideron se vitit 2015 ishte viti i rëndë për qeverisjen komunale si pasojë e sjelljeve përjashtuese të kryetarit të komunës”, tha ai.
Shala tha se vështirësitë kanë vazhduar gjatë gjithë vitit si pasojë e nderrimit të drejtorëve komunal.
Ndërsa, duke folur për kryetarin Ahmeti ai tha se dështimet dalin me tri anë nga ana administrative.
“Administrata e Ahmetit kontrollohet shpesh nga Vetëvendosja me drejtor të armatosur. Shpend Ahmeti dështoi me punësimin në komunë, ai solli militantë politike në kuvend për ti sulmuar anëtarët e kuvendit”, tha Shala.
Shala deklaroi se kryetari i komunës dështojë ndërmarrje publike, pra sipas tij ata emëruam në borde njerëz qe janë militantë të VV, Ahmeti dështoi po ashtu në realizimin e konkurseve për mësimdhënës.
Shala tha se ka premtuar depolitizimim më arsim por nuk e ka bërë.
“ Sot Ahmeti nuk e di as vet sa drejtori i ka.letra dërguar she shkuarja e tij më ndërmarrje publike është shkelje e ligjit. Ahmeti nuk u përpoq asnjëherë të krijoj relacione. Nga një kryetar kryeqyteti u shndërrua në udhëheqës të VV. Pjesëmarrja e tij në protesta e ka nxjerr atakuesin më të madh. Pjesëmarrja e tij në protestë e nxorri në atë që ai e luftoi qytetin e Republikës”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se dyshojmë që ai ka bërë shkelje që ka shkuar në Sofie për vizitë.
“Ai përpos që nuk doli të përballet më kuvend ai nuk e solli para kuvendit as raportin buxhetor të periudhës janar-qershor, dhe kjo la për të dyshuar për shkelje ligjore. LDK konsideron që është e papranueshme që aktivistë të VV të kenë detyra në komunë”, kështu ka thënë Shala në një konferencë për media.
Shala gjithashtu tha se sivjet komuna ka realizuar vetëm 34% të investimeve kapitale dhe sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e mos respektimit të demokracisë.
“Shpend Ahmeti ishte vazhdimisht përjashtues i debatit e dialogut”, tha ai.