Policia belge e ka ndaluar tre herë të shumëkërkuarin e sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, gjatë natës së tragjedisë por nuk e ka arrestuar.
“Le Parisien” duke cituar burime konfidenciale, ka siguruar një rrëfim të dy personave që e shoqëruan terroristin nga Parisi në Bruksel.
Dy miqtë e Abdeslam, të quajtur Hamza Attou dhe Mohammed Amri, thonë se morën një mesazh nga ky i fundit, i cili u kërkoi që të vinin t’a merrnin kryeqytetin e Francës. Attou nënvizon se e gjetën terroristin të rraskapitur. Gjithmonë, sipas rrëfimit, Salah i kërcënoi dy miqtë e tij se në rast se nuk do t’a transportonin në Bruksel, ai do të shpërthente automjetin.
Në ndalesën e parë, policia i pyeti tre të rinjtë nëse kishin përdorur substanca të ndaluara.
Abdeslam u përgjigj negativisht, ndërkohë që Attou dhe Amri pohuan se kishin tymosur një cigare me mariuanë.
Polici tha se kjo nuk ishte një gjë e mirë, por i la të shkonin me argumentin se në atë mbrëmje kishin një tjetër prioritet.
Edhe në ndalesën e dytë, efektivi i policisë u tregua neglizhent, duke lejuar kalimin e të rinvje me një kontrroll të thjeshtë makine.
Gjatë ndalesës së tretë, Abdeslamit i’u mor adresa e shtëpisë, si masë sigurie, por as në atë moment autoritetet nuk e kuptuan që kishin të bënin me një prej tërroristëve që kërkonin.
Dy miqtë e Abdeslam konfirmuan se kërcënimi i ardhur nga Abdeslam ishte një bllof, pasi ai nuk kishte asnjë lëndë shpërthyese. Ata e kuptuan këtë gjë në kohën që terroristi kërkoi të ndalonte për të kryer nevojat personale.
Hetimet për gjetjen e Abdeslam vijojnë, ndonëse ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Pak orë më parë, autoritetet belge arrestuan dy të dyshuar të tjerë, të cilët mendohet se janë përfshirë në mënyrë indirekte në sulmet e Parisit.