Analisti politik, Jon Leka ka reaguar ndaj një deklarate të Hashim Thaçit, i cili ka thënë se opozita është një instrument pan rus, që ka qëllim shkatërrimin e institucioneve në Kosovë. Leka në një shënim në Facebook ka theksuar se Hashim Thaçi e ka tepruar.
Ky është shënimi i plotë i tij:
E teproi thellë Hashim Thaçi
Intervistën e Hashim Thaçit për “rusizmin” e opozitës, respektivisht kriminalizimin e saj deri në atë shkallë saqë ta shpall në funksion sinkron të strategjisë panruse në Ballkan, dmth antishqiptare dhe antieuropiane me qëllim dhe paramendim, e konsideroj shumë të pandershme. Opozita e ka huq radarin, por si spiune e qëllimtë antishqiptare nuk akuzohet dot. Mos luani tani krejt mendsh.