Në fushatën përmbyllëse të AAK-së në Gjakovë, kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Pal Lekaj bëri thirrje të gjithë qytetarëve ta votojnë atë, duke thënë se Gjakova i ka thënë po AAK-së dhe Ramush Haradinajt.
Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se kryetari Lekaj ka punuar çdo ditë dhe me përkushtim për Gjakovë, derisa i ka përgënjeshtruar partitë dhe kandidatët tjerë, duke thënë se premtimet e tyre janë gënjeshtra dhe nuk i sjellin zhvillim vendi.