Lajmet e fundit

Lekaj mbrohet në heshtje në Polici e Prokurori

​Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj pas tri orësh që ka qëndruar në Polici dhe Prokurori është liruar me procedurë të rregullt.

Ai për KosovaPress ka konfirmuar se i është përgjigjur ftesës gojore që i kishte bërë policia për t’u lajmëruar, e më pastaj edhe në prokurori ku është mbrojtur në heshtje.

“Diku në ora 10:00 kam shkuar në Polici e më pastaj në ora 13:00 jam lëshuar me procedurë të rregullt”, tha Lekaj për KosovaPress.

Lekaj bëri të ditur se ishte intervistuar në Prokurorin Themelore, përkatësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Deputeti i AAK-së bëri me dije se sa herë që të ketë ftesë nga organet e rendit për t’u paraqitur, kjo pasi që kishte hedhur gazë gazit lotsjellës në seancën e fundit, ai do ta bëj një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.