Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka bërë me dije se partitë opozitare mund të ulen në një tryezë të përbashkët me pozitën vetëm nëse e tërheqin nënshkrimin nga marrëveshjet e fundit.
Lekaj në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se veprimet e fundit të opozitës po bëhen për t’i mbrojtur interesat e shtetit.
Ai e mohon se AAK-ja nëpërmjet këtyre veprimeve është bërë vegël e lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Lekajt, AAK do të jetë çdoherë kundër çdo procesi i cili do të jetë në dëm të shtetit të Kosovës./gazetaexpress.