Lajmet e fundit

Lekaj: Me veprimet tona po e mbrojmë shteti

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se pavarësisht veprimeve të fundit të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës, Aleanca vazhdon të jetë parti institucionale. 

Lekaj në intervistën për Epoka e Re thotë se marrëveshjet e fundit me Serbinë “kanë tejkaluar të gjitha kufijtë”, prandaj AAK po i kundërshton ato.

“AAK-ja gjithmonë i ka përkrahur proceset dhe asnjëherë nuk ka qenë kundër dialogimit për çështje që kanë qenë në interes për Kosovën dhe për një fqinjësi të mirë me të gjithë, përfshirë këtu Serbinë. Por janë tejkaluar të gjithë kufijtë dhe marrëveshja e arritur së fundmi i ka bërë dëm Kosovës. Për këtë arsye Aleanca ka dalë në anën e kundërshtimit”, ka thënë ai.

Partitë opozitare VV, AAK, Nisma sipas Pal Lekaj nuk po e kundërshtojnë marrëveshjen e Asociacionit dhe Demarkacionit vetëm sa për të ardhur në pushtet.

Ai thotë se atyre nuk u intereson karrigia dhe paraja e pushtetit përmes këtyre veprimeve

“Veprimet tona nuk po i bëjmë për të ardhur në pushtet. Asnjëherë, as unë e as të tjerët, nuk do të kishim ndërmarrë veprime të tilla në Parlamentin e Kosovës po sikur mos të kishte qenë në pyetje rreziku për ndarjen e Kosovës. Prandaj as mua dje as AAK-së nuk na interesojnë karrigia dhe paraja e pushtetit ndërmjet këtyre veprimeve. Veprimet e opozitës kanë qenë shumë të vogla në krahasim në dëmet që po i bëhet Kosovës”, ka thënë Lekaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.