Deputeti i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është shprehur se opozita është e vendosur që ti shkojë deri në fund kundërshtimeve për marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.
Lekaj ka thënë për televizionin publik se sa i përket ftesës së Presidentes se kjo nuk do ti shtjerre mundësitë e komunikimit, por kjo do të jetë pa rezultat nëse Mustafa nuk i tërheq nënshkrimet për marrëveshjen .
“Edhepse shkojnë te Presidentja, opozita është e vendosur për qëndrimet e veta , derisa Qeveria është kokëfortë në këtë qëndrim që mos ti kthej marrëveshjet, edhe opozita është e vendosur që ti shkohet deri në fund kërkesave të saj”, ka deklaruar Lekaj.
Lekaj ka thënë se opozita e ka paralajmëruar përmes një letre kryeparalemntarin Veseli që të mos e thërrasë seancën pa u tërhequr marrëveshjes, në të kundërtën opozita do të vazhdojë të mos lejojë zhvillimin normal të seancave