Lajmet e fundit
Leme Xhema thotë se nuk i ka ikur drejtësisë, e quan të kaluar rastin e saj

Leme Xhema thotë se nuk i ka ikur drejtësisë, e quan të kaluar rastin e saj

Leme Xhema, dikur e kërkuar nga Interpoli, sot ka kërkuar vota në Fushë Kosovë, në kuadër të kandidaturës për deputete në Komunën e Medvegjës. Ajo ka thënë se asnjëherë nuk i ka ikur drejtësisë.

Ish-drejtoresha e PTK-së, Leme Xhema, e dënuar në mungesë e deri vonë ishte në kërkim edhe nga Interpoli, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë.
Ajo ka thënë se nuk i ka ikur drejtësisë dhe t’i jetë shmangur asaj.
“Ajo që ka qenë e kalume e imja, është dicka që ka ndodhë dhe mundet me i ndodhë gjithkujt në funksione të larta, por ajo tash është e kaluar”, thotë Leme Xhema.

Leave a Reply

Your email address will not be published.