Lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi ka arritur të thyej edhe një rekord në LaLiga të Spanjës.
Këtë herë argjentinasi shënoi dy gola kundër Eibarit për t’i ndihmuar skuadrës së tij të fitojë me rezultat të thellë 4-0, duke bërë kështu 20 gola në LaLiga.
Është e teta herë që Leo Messi ka shënuar 20 gola apo më shumë në ligën spanjolle, dhe asnjë lojtarë tjetër nuk e ka arritur këtë.
Cristiano Ronaldo ka arritur që shtatë herë të shënoi 20 e më shumë gola, ndërsa Di Stefano, Puskas, Quini dhe Telmo Zarra që të gjithë kanë shënuar vetëm gjashtë sezone nga 20 gola e më shumë.