Lajmet e fundit

Leonora vesh xhamadanin e Sofrës Pejane

Njëra prej mbretëreshave të këngës dhe estradës tonë, Leonora Jakupi, ka shkrepur fotografi me petkun tradicional të SHKA ‘Sofra Pejane’.

Këngëtarja me prejardhje nga Drenica ka shfaqur respektin dhe nostalgjinë e saj për traditën dhe të lashtën që edhe Peja e kultivon.

Fotografia është realizuar sonte (e diel) në një nga momentet e xhirimeve festive te Klan Kosova, ndërsa këngëtarja këtu shihet me mikun e saj familjar, që vjen nga mediat e që është pjesë e SHKA ‘Sofra Pejane’, Fitim Behlulin.

Ndryshe, Leonora dallohet në karrierë për rëndësinë që i kushton tradicionales.

Telegrafi merr vesh se në  programin festiv të Klan Kosovës, Leonora është prezantuar me zhanër popullor të muzikës dhe në disa duete me Danin.

Për fustanin e saj është kujdesur si zakonisht Valdrin Sahiti. /Telegrafi/

leonora

Leave a Reply

Your email address will not be published.