Në 24 orët e fundit janë lëshuar gjithsej 4.444 vërtetime për shtetasit e huaj, prej të cilëve 2.324 janë të gjinisë mashkullore, 805 janë të gjinisë femërore, 1.168 janë fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit, si edhe 147 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për pranimin e së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 1.944, Afganistanit 1.625. Irakut 496, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën prej 19.06.2015 deri 10.11.2015 deri në orën 24:00, u janë lëshuar vërtetime gjithsej 234.692 shtetasve të huaj, prej të cilëve 140.059 janë të gjinisë mashkullore, 35.101 janë të gjinisë femërore, 47.674 janë fëmijë të cilët e mbështesin bartësin e vërtetimit, si edhe 11.858 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë lëshuar vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 148.065, më pas Afganistanit 50.341, Irakut 18.465, Pakistanit 4.847, Iranit 4.670, Palestinës 1.958, Somalisë 1.226, Bangladeshit 1.065, Marokut 642, Kongos 509, Algjerisë 349, Libanit 345, Nigerisë 273 ndërsa të tjerët në numër më të vogël.
Në periudhën prej orës 00,00 deri në orën 24,00 më 10.11.2015 deri te Sektori për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri më 10.11.2015 deri te Sektori për azil janë shtruar 70 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprak.
Në IP Qendrën për pranim për azilkërkues në regjistrin ditor të azilkërkuesve për 10.11.2015 është evidentuar 1 azilkërkues, burrë.