Lajmet e fundit

Lexoni shpejtë?! Atëherë sipas shkenctarëve ju nuk kuptoni asgjë

Në kohën e email-ave dhe rrjeteve sociale, leximi i shpejtë mund të jetë përgjigjja që gjejnë gjeneratat e reja.

Megjithatë, studiuesit kanë theksuar se leximi i shpejtë nuk funksionon, sepse ju nuk do të arrini të mbani mend atë që keni lexuar, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Blic.
Hulumtuesit kanë theksuar se leximi në shpejtësi vështirëson të mbajturit në mend të përmbajtjes se materialit të lexuar.
“Shpejtësia në të lexuar ka qenë fenomen në rritje për dekada të tëra, por teknologjia e ka rritur edhe më shumë këtë fenomen,” tha Elizabeth Schootter, piskologe në Universitetin e Kalifornisë, San Diego dhe një nga autorët e raportit.
“Ne kemi kërkuar që të studiojmë nga afër ketë fenomen,” është shprehur ajo, transmeton Gazeta Blic.
Hulumtimi i publikuar në revistën ‘Psychological Science in the Public Interest’ thekson se kur lexojmë shpejt, ne nuk arrijmë të marrim informacionin e duhur dhe nuk arrijmë të mbajmë mend atë.

Një problem tjetër që kanë zbuluar studiuesit është se gjatë leximit në ekran, lëvizjet e syrit shmagen dhe në përgjithësi kjo nuk është shenjë e mirë.
Pengesa më e madhe sipas tyre, nuk ka të bëjë me vizionin, por me aftësintë tone për të njohur fjalët dhe procesin se si kombinohen ato për ta bërë fjalinë më kuptimplotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.