16 ushtarë dhe policë të sekuestruar nga grupi islamik Al Nusra janë lënë të lirë në qytetin libanez të Arsal pranë kufirit me Sirinë. Në këmbim të lirisë së tyre Al Nusra mori në dorëzim disa militantë mes të cilëve dhe ish bashkëshorten dhe vajzën e liderit të shtetit islamik Al Bagdadi. Lajmi është dhënë nga televizioni Al Xhazira me anë të një filmimi ku burra të armatosur dhe të maskuar shoqërojnë të burgosurit libanez në vendin ku është parashikuar shkëmbimi dhe duke kënduar “Zoti është i madh”.
Lirimi i të burgosurve është pjesë e negociatave mes shërbimit të përgjithshëm të sigurisë libaneze dhe frontit Al Nusra me ndërmjetësimin e Katarit. Në këmbim grupi xhihadist i lidhur me Al Kaedën do të arrijë dhe në lirimin e 13 militantëve të tjerë që ndodhen në burgjet libaneze. Ish bashkëshortja e Al Bagdad tha se do të transferohej në Turqi sipas Al Xhazirës, pasi është hypur në një nga automjetet e Kryqit të Kuq e rrethuar nga militantë të Frontit Al Nusra. Pjesë e shkëmbimit ishte dhe dorëzimi i trupit të pajetë të një ushtari të vrarë libanez. (abc)