Lajmet e fundit

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë derisa drejtësia është e kapur”

Deputetja Besa Baftiu nga Lëvizja Vetëvendosje ishte e ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Baftiu duke folur për gjendjen aktuale politike në vend dhe ndodhitë e fundit ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për të cilat tha se nuk e ka fajin Brukseli pse Kosova ka marrë një përgjigje negative.

“Liberalizimi nuk do të ndodhë  derisa Gjykata është e kapur, Qeveria  gjithashtu dhe të gjitha sistemet tjera”.

“Nuk është faji te Brukseli, është te qeveritarët që sa e sa vjet pas luftës nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap”.

Baftiu ka thënë se liberalizimi nuk ka të bëjë asgjë me opozitën por ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Ajo në fund ka thënë se edhe qytetarët nuk e meritojnë një situatë të tillë çfarë është aktualisht në Kosovë.Besa-Baftiu-690x380

Leave a Reply

Your email address will not be published.