Lajmet e fundit
Liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodhë më 2014

Liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodhë më 2014

Përfaqësues të partive politike dyshojnë nëse institucionet e Kosovës do të arrijnë të përmbushin detyrimet për liberalizimin e vizave dhe që ky proces të përmbyllet më 2014.

Përveç ngecjeve, edhe kushtet e vëna nga Komisioni Evropian rrisin dyshimin se qytetarët e Kosovës shumë shpejt mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

“Nuk pres që në vitin e ardhshëm ne të kemi liberalizimin e vizave. Pres që të ketë përparime në proces, por nuk besoj që do të kemi liberalizim të vizave në 2014”, ka deklaruar Xhavit Haliti, anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane. Krimi i organizuar dhe korrupsioni, sipas përfaqësuesve politik-ë, por edhe misionit faktmbledhës të KE-së konsiderohen sfidat kryesore të këtij procesit,Integrimi i qëndrueshëm i personave të riatdhesuar, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile me kod të sigurisë, lidhja elektronike e data-bazës së Agjencisë së Regjistrimit Civil me data-bazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe trajnimi i Policisë Kufitare, janë disa nga rekomandimet e Misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për institucionet e vendit për përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. /Koha Ditore/

Leave a Reply

Your email address will not be published.