Të paktën 40 persona janë vrarë pas shpërthimit të një makine bombë që në shënjestër kishte një qendër stërvitore në qytetin perëndimor të Libisë të Zliten.
Mediat në Libi kanë raportuar se është sulmuar kampi i trajnimit policor al-Jaffal, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Qendra e trajnimit ka qenë një bazë ushtarake gjatë sundimit të liderit të rrëzuar libian Muamar Gadafi.
Libia është goditur nga sulme të ndryshme që nga përmbysjet në vititn 2011, ndërsa së fundi jaën ngritur shqetësime që Shteti Islamik është duke fituar mbështetje atje.