Një fjalë e urtë thotë, “Heroi i njërit është tiran i tjetrit”.
Por, përderisa ne mund të argumentojmë vlefshmërinë dhe virtytin e agjendave të caktuara politike, metodat e pashpirta me të cilat disa liderë i arrijnë qëllimet e tyre nuk ia vlejnë të interpretohen.
Pas të gjithave, pa marrë parasysh se si një historian përpiqet ta tjerr atë, duke urdhëruar që të ndërtohet një kullë nga njerëzit e gjallë të grumbulluar dhe betonuar së bashku me tulla dhe llaç është mjaft brutale.
Business Insider sjell një listë të liderëve më të pamëshirshëm të të gjitha kohërave, duke përfshirë burrat dhe gratë të cilët praktikuan taktikat e pamëshirshme për të arritur agjendat e tyre politike dhe ushtarake.
Qin Shi Huang
Sundoi në vitet 247 – 210 para Krishtit
Qin, i quajtur edhe si Qin Shihuangdi, bashkoi Kinën në vitin 221 para Krishtit dhe është emëruar si perandori i parë i dinastisë Qin. Ai ishte i njohur si vrasës i dijetarëve, me idetë e të cilëve nuk pajtohej, dhe ishte i njohur për djegien e librave “kritikë”.
Gjatë sundimit të tij, ai urdhëroi ndërtimin e një muri të madh (përafërsisht i njëjtë sikurse Muri i Madh Kinez), dhe ndërtimin e një mauzole të madhe e cila përfshin më shumë se 6 mijë figura të ushtarëve.
Gaius Juius Caesar Augustus Germanicus, “Caligula”
Sundoi në vitet 37-41 pas Krishtit
Caligula ishte shumë i famshëm në fillim, sepse ka liruar qytetarët të cilët ishin të burgosur padrejtësisht dhe ka ulur taksat nga shitjet. Por, pastaj ai është sëmurë dhe nuk ka qenë më i njëjti asnjëherë.
Ai ka eliminuar rivalët e tij politikanë, duke detyruar prindërit e tyre të shikojnë ekzekutimin, dhe veten e shpalli si Zot i gjallë, transmeton Koha.net. Sipas historianit romak Suetonius, Caligula kishte marrëdhënie seksuale me motrat e tij dhe shërbimet e tyre i ka shitur tek burrat e tjerë. Ai ka përdhunuar dhe ka vrarë shumë njerëz, dhe kalin e tij e bëri prift.
Në fund ai është sulmuar me thikë 30 herë nga një grup i gardianëve.
Genghis Khan
Sundoi në vitet 1206 – 1227
Babi i Khanit ishte helmuar për vdekje kur ai ishte vetëm 9 vjeç dhe ai adoleshencën e ka kaluar si një skllav. Pastaj ai bashkoi fiset mongole dhe është nisur për të pushtuar një pjesë të madhe të Azisë Qendrore dhe të Kinës.
Stili i tij është i karakterizuar si brutal, ndërsa historianët thonë se ai ka masakruar në masë të madhe njerëzit civil. Njëri nga shembujt më të dukshëm ishte kur ai masakroi aristokratët e Perandorisë së Khwarezmit, duke ekzekutuar klasën politike, ndërsa punëtorët e pakualifikuar i mori dhe i përdori si mburoja njerëzore.
Vlad III, Princi i Vllahisë, “Vlad Drăculea” ose “Vlad Pushtuesi”
Sundoi në vitet 1448; 1456-1462; 1476
Kur Vlad III është bërë sundimtar i principatës së Vllahisë, ky rajon ishte në rrëmujë për shkak të armiqësive të mëdha. Sipas tregimeve, Vladi ftoi të gjithë rivalët e tij në një banket, ku ai i ka therur dhe i ka ngulitur në shtyllë që të gjithë. Ngulitja në shtyllë ishte metoda e tij e preferuar e torturës.
Edhe pse është e vështirë të përcaktohet nëse kjo histori është e vërtetë, ajo e karakterizon sundimin e Vladit: Ai u përpoq që të sjellë stabilitet dhe rregull në Vllahi përmes metodave tejet të pamëshirshme.
Mbretëresha Mary I, e njohur edhe si Mbretëresha e Përgjakur
Sundoi në vitet 1553-1558
Fëmijë i vetëm i famëkeqit Mbreti Henri VIII dhe Catherine nga Aragoni, Mary I është bërë mbretëresha e Anglisë në vitin 1553 dhe menjëherë ka rikthyer katolicizmin (pasi sundimtarët e mëparshëm kanë përkrahur protestantizmin) si fenë kryesore, si dhe është martuar me Filipin II të Spanjës – katolik.
Pas disa viteve, qindra protestantë u dogjën dhe për këtë ajo fitoi pseudonimin “Mbretëresha e Përgjakur”.
Kontesha Elizabeth Báthory de Ecsed, e njohur si “Kontesha e Gjakut”
Periudha e vrasjeve: 1590 – 1610
Kontesha ka joshur vajzat të reja fshatare në kështjellën e saj, duke u premtuar atyre vende pune si shërbëtore para se ti torturojë brutalisht deri në vdekje. Thuhet se ajo ka torturuar dhe ka vrarë më shumë se 600 vajza, edhe pse numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i ulët.
Metodat e saj të torturës ishin vendosja e gjilpërës nën thonjtë e gishtave, lyerja e vajzave me mjaltë para se t’i lëshojë bletët në ta, duke kafshuar copa të mëdha të mishit të vajzave, dhe metoda e saj më e lavdishme ishte bërja e banjës me gjakun e vajzave të virgjëra në mënyrë që të qëndrojë e re dhe e bukur.
Mehmet Talat Pasha
Sundoi në vitet 1913 – 1918
Historianët besojnë se Talat Pasha ishte figura kryesore në gjenocidin armen. Si Ministër i Brendshëm, thuhet se ai ishte përgjegjës për dëbimin dhe vdekjen e më shumë se 600 mijë armenëve.
Ai është vrarë në Berlin në vitin 1921 nga një armen. Thuhet se Adolf Hitler ka dërguar trupin e tij prapa në Stamboll në vitin 1943, duke shpresuar që edhe Turqia t’i bashkohet aleancës mes Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Vladimir Lenin
Sundori në vitet 1917 – 1924
Në vitin 1917, Lenini udhëhoqi Revolucionin e Tetorit për të rrëzuar qeverinë e përkohshme. Kjo luftë ka zgjatur rreth tre vjet dhe bolshevikët erdhën në krye të vendit të cilin edhe e udhëhoqën.
“Gjatë kësaj periudhe të revolucionit, luftës dhe urisë, Lenini ka demonstruar një mospërfillje trishtuese për vuajtjet e bashkatdhetarëve të tij dhe shpartalloi opozitën në mënyrë të pamëshirshme”, ka raportuar BBC.
Benito Mussolini
Sundoi në vitet 1922 – 1943
Pas ikjes nga shërbimi ushtarak, Mussolini themeloi Partinë Fashiste të Italisë, e cila ishte mbështetur nga veteranët e zhgënjyer të luftës, dhe i organizoi ata në një njësi të dhunshme të quajtur Këmishëzinjtë. Ai filloi të shpërbëjë institucionet demokratike të qeverisë dhe në vitin 1925 ai është bërë “Il Duce” apo “lideri” i Italisë.
I mbijetuar nga disa tentativa për vrasje, Mussolini njëherë ka thënë: “Nëse unë përparoj, më ndiqni. Nëse unë tërhiqem, më vrisni. Nëse unë vdes, më hakmerreni…”.
Në vitin 1936, Mussolini formoi një aleancë me liderin nazist Adolf Hitler, në të cilën ai paraqiti politikat anti-semite në Itali. Në prill të vitit 1945, i rrëzuar nga pushteti, Mussolini u përpoq që të largohet nga vendi, por u qëllua dhe u vra nga anit-fashistët të cilët pastaj e kanë varur me kokë poshtë në sheshin e Milanit.
Joseph Stalin
Sundoi në vitet 1922 – 1953
Stalini detyroi industrializimin e shpejtë dhe kolektivizimin në vitet 1930, që përkoi me uri masive, duke përfshirë Holodomorin në Ukrainë, me burgim të miliona njerëzve në kampet e punës në Gulag, dhe me “spastrim të madh” të inteligjencës, qeverisë, si dhe të forcave të armatosura.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, djali i tij, Yakov, është kapur nga ushtria gjermane. Gjermanët propozuan një marrëveshje, Yakovin për Paulusin, marshalli fushor, i cili u kap pas betejës së Stalingradit, transmeton Koha.net. Por, Stalini refuzoi këtë marrëveshje, duke thënë se kurrë nuk do të bëjë tregti një marshall fushor për një ushtar të rregullt.
Adolf Hitler
Sundoi në vitet 1933 – 1945
Në fund të vitit 1941, Rajhu i Tretë i Hitlerit përfshiu pothuajse çdo shtet në Evropë dhe një pjesë të madhe të Afrikës Veriore.
Ai gjithashtu ka hartuar një plan për të krijuar ideologjinë e tij “mjeshtër i racës” duke eliminuar çifutët, sllavët, ciganët, homoseksualët, dhe kundërshtarët politikë, duke i dërguar me forcë në kampet e përqendrimit, ku aty torturoheshin dhe punonin deri në vdekje.
Sipas disa raporteve, nazistët qëllimisht kanë vrarë rreth 11 milionë njerëz nën regjimin e Hitlerit. Pasi mësoi se forcat sovjetike ishin afruar në Berlin, Hitleri dhe gruaja e tij kanë bërë vetëvrasje në bunkerin e tij, Führerbunker.