Lajmet e fundit

Liderët s’e zgjidhin krizën

lideretNë takimin e ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, liderët e partive politike nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ramush Haradinaj ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, përderisa kreu i partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçi, deklaroi se lideri i AAK-së në takim as që i ka përmendur dy kauzat e opozitës: Asociacionin dhe Demarkacionin
Takimi i liderëve të partive politike, i thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje. Përpos drejtuesve të partive në koalicionin qeverisës, ftesës për këtë takim të hënën (dje) i është përgjigjur edhe lideri i partisë opozitare (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se kriza politike në vend mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Megjithatë, drejtuesit e partive në koalicionin qeverisës i kujtuan Haradinajt se zgjedhjet mbahen sipas afatit të rregullt, në vitin 2018.
Në takimin e ftuar nga presidentja nuk kanë marrë pjesë drejtuesit e dy partive tjera opozitare, Visar Imeri nga Lëvizja “Vetëvendosje” e as Fatmir Limaj nga “Nisma për Kosovën”.
Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published.