Lajmet e fundit

Lideri çek fluksin e refugjatëve në Europë e quan ‘pushtim të organizuar’

Presidenti çek, Millosh Zeman, fluksin e  refugjatëve në Europë e ka quajtur ‘pushtim të organizuar’, ndërsa ka shtuar se të rinjët nga Siria dhe Iraku duhet të marrin armët dhe të luftojnë kundër Shtetit Islamik.

“Jam thellësisht i bindur se ne jemi përballur me një pushtim të organizuar dhe jo me një lëvizje spontane të refugjatëve,” tha Zeman në mesazhin e tij të Krishlindjeve në Republikën Çeke.

Më tutje ai ka shtuar  se dhembshuria do të ishte e mundur nëse refugjatët do të ishin të vjetër ose të sëmurë, por ka shtuar se të rinjët duhet të kthehen në vendin e tyre dhe të luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Shumica e refugjatëve janë të rinjë dhe gëzojnë shëndet të mirë. Unë vazhdoj të pyes veten  se pse këta të rinjë nuk i marrin armët dhe të luftojnë kundër Shtetit Islamik, tha Zeman, i cili u zgjodh president i Çekisë në fillim të vitit 2013.

Ai shtoi se largimi i  tyre nga vendi i vet, vetëm sa e forcon ISIS-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published.