Lajmet e fundit

Lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi i shpëton sulmit të forcave ajrore irakiane

Në sulmin e fundit të forcave ajrore të Irakut kundër një konvoji të ISIS-it, midis të cilëve dyshohet se ndodhej edhe lideri i organizatës terroriste Abu Bakr al-Baghdadi, janë vrarë dhjetëra militantë dhe zyrtarë të lartë të ISIS-it.

Abu Bakr al-Baghdadi nuk është midis të vdekurve në sulmin e së dielës në Irakun perëndimor, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime nga spitalet dhe banorët lokal, transmeton Indeksonline.

“Forcat ajrore irakiane kanë bombarduar një konvoj ku ndodhej edhe Abu Bakr al-Baghdadi, gjersa shkonte në Karablu për të ndjekur një takim me komandën e Shtetit Islamik. Ushtria ende nuk ka informata për fatin e liderëve terrorist”, thuhet në deklaratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.