Një mesazh i ri që mendohet të jetë i liderit të grupt terrorist islamik ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka paralajmëruar Izraelin për sulme terroriste.
“Palestina do të jetë varri i juaj, hebrenj. ‘Shumë shpejt, me ndihmën e Zotit, ju do të dëgjoni hapat e muxhahedinëve. Jemi duke u afruar nga ju për çdo ditë”, dëgjohet në mesazhin me zë, i cili u tha të jetë i al-Baghdadit, transmeton KP.
“Të jeni të sigurt se Zoti do t’ua japë fitoren atyre që i përkulen dhe dëgjoni lajmin e mirë se shteti jonë është duke kaluar në kohë të begata. Sa më intensive lufta ndaj tij, aq më i fortë bëhet”, thuhet më tej në mesazhin 24-minutësh.
Origjinaliteti i mesazhit, i postuar më 26 dhjetor në Tëitter në një nga llogaritë e ISIS-it nuk ka mundur të verifikohet.
Mesazhi i fundit i al-Baghdatit ka qenë në muajin maj, ndërsa që nga ajo kohë ai disa herë është raportuar i vrarë ose i plagosur. /KP/