Lajmet e fundit

Ligji Anti-Mafia pritet t’i dorëzohet Qeverisë (Video)

Gjashtëdhjetë zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë për vitin 2015, për sa kohë që pasuria e zyrtarëve të tjerë që është deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit vazhdon të rritet në mënyrë të pa kontrolluar.
Aktualisht sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurisë është i rregulluar me Kodin e Procedurës Penale si dhe Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale.Bazuar në këto akte juridike, konfiskimi i pasurisë mund të bëhet vetëm kur vërtetohet përgjegjësia penale, që nënkupton aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit.

Por një grup punues i formuar nga Ministria e Financave tashmë e ka hartuar një draft të ligjit Anti-Mafia që synon të zgjerojë fushëveprimin e konfiskimit duke përfshirë edhe konfiskimin e pasurisë që nuk mund të justifikohet edhe pa aktgjykim dënues.

Eset Rama, sekretar në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë për Tribuna Channel se drafti është hartuar në koordinim të plotë me gjyqtarë dhe prokurorë përkatës të kësaj fushe dhe në konsultim edhe me aktorë të tjerë relevant duke përfshirë këtu edhe ambasadën Amerikane dhe zyrë e Bashkimit Evropian në Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.