Një shkrimtare me origjinë pakistaneze, e cila jetoi në Austri, e cila poashtu është konvertuar nga Islami në fenë katolike, është shprehur se ligji i Sheriatit ‘është duke u praktikuar hapur në Austri dhe në Gjermani’.
Në një intervistë për gazetën ‘Kronen Zeitung’, Sabatina James (nuk është emri i vërtetë) është shprehur se mësimet e profetit Muhamed mund të inkurajojnë dhunën, transmeton Gazeta Blic.
“Ai bëri thirrje për të rrahur gratë, ndërsa ato që shkelin kurorën të gjuhen me gurë, ose të ekzekutohen…nëse kjo dhunë nuk ka të bëjë me Islamin, atëherë as Muhamedi nuk ka lidhje me Islamin.”
Ajo shtoi se ‘pa dyshim që ka edhe myslimanë demokratikë…dhe se ata nuk janë problem, por baza teologjike e Islamit duhet të merret me problemin e dhunës ndaj grave, megjithatë mungon debati kritik,” tha ajo, transmeton Gazeta Blic.
Autorja u zhvendos nga Pakistani si e vogël dhe fëmijërinë e saj e ka kaluar në një fshat të Austrisë, por më vonë u detyrua të largohet nga familja e saj, për shkak të dëshirës së tyre që ta martonin në moshën 17 vjecare.
Pasi ajo u konvertua në katolike, babai i saj e kishte dënuar atë me vdekje për shkak të prishjes së lavdisë familjare.
James ka shkruar një numër librash nga përvojat e saj si e konvertuar në katolikë, si dhe për kërcënimet me vdekje që ka marrë.
Ajo tani jeton nën mbrojtjen e policisë në Gjermani.
Ajo është shprehur se është dakorduar me planin e Ministrisë së Jashmte Austriake për të dënuar myslimanët që nuk janë të gatshëm të mësojnë vlerat gjermane ose austriake.