Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limja ka deklaruar se përfaqësuesit e BE-së e kanë të lehtë të japin mesazhe në Kosovë, pasi që është vend që është përcaktuar për integrimin evropian, por edhe Evropa duhet ta ketë parasysh këtë dhe mos të lejojë që Kosova të vazhdojë të jetë e izoluar.
Ai duke komentuar mesazhin e Komisionerit të Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, para deputetëve të Kosovës, ka thënë se është një konsensus nacional drejt integrimit tonë Evropian.
“Edhe Evropa duhet ta sheh këtë sepse Kosova nuk e ka merituar të qëndrojë deri më tani e izoluar dhe ajo meriton një qasje krejt tjetër nga ajo që është bërë deri më tani, të paktën të krahasohet me vendet e rajonit. Fatkeqësisht nganjëherë po shpërblehen ata të cilët kanë kryer gjenocid dhe terror në këtë regjion duke shkatërruar regjionin dhesi shpesh-herë kjo bënë llogari tek vendet që kanë qenë viktimë siç është Kosova”, ka thënë Limaj./K.Press