Lideri i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka deklaruar se mos reflektimi i Qeverisë karshi marrëveshjeve po e thellon krizën dhe jo veprimet e opozitës.
Limaj ka shtuar gjithashtu se kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë po shtohet çdoherë e më shumë.
Ndërkaq që ka theksuar se veprimet e Qeverisë nuk i përkrahin as votuesit e tyre, andaj ata edhe duhet të reflektojnë për ndryshim.
Këto deklarata ai i ka bëtë në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin në Tribuna Channel.