Lajmet e fundit

Limaj: Objektivi i qeverisë është tensionimi i situatës!

Mbas matjes se opinionit, se cilin opcion e shohin si zgjidhje të situatës së krijueme në vend, qytetarët votuen për dorëheqjen e pozitës. Opcione tjera ishin edhe Referendumi dhe injorimi i opozitës.

Me këtë rast, moderatori Jupolli foli permes lidhjes telefonike me kryetarin e partisë Nisma, z.Fatmir Limaj.

Limaj këtë opinion e vlerëson si pasqyrim të realitetit në vendin tonë, tue thanë se vendimet për popullin janë vendose pa e pyet popullin.

“Detyra në nji shoqni demokratike, ku mbizotnojnë mendime të ndryshme, duhet t’i jepet mundësi dy opcioneve: me dale para qytetarëve dhe mandej qytetarët me anë të votës të ndihmojnë demokracinë në Kosovë”, ka thane Limaj.

Ai ka theksue se per ne ma e randesishme asht me i trajtue me seriozitet keto dy kerkesa, te tjerat jane pak te randesishme. Edhe nese shkohet ne zgjedhje te parakohshme e keto dy marreveshje nuk rishikohen, humbe Kosova”, u përgjigj Limaj në pyetjen se a asht e gatshme opozita me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa në pyetjen se çka mendon për vendimin e Kryesisë së Kuvendit që seanca e radhës të mbahet të Premten n’oren 16:00, Limaj tha “ata (partitë në koalicion) po vazhdojnë me provokue opozitën dhe objektivi i tyne asht me tensionue situatën”.

https://www.youtube.com/watch?v=-ddST0-R4Ks

Leave a Reply

Your email address will not be published.