Lajmet e fundit

Limaj për Asociacionin: Vet emërtimi e shkel Kushtetutën

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se qysh nga viti 2011 ai kishte qëndrime të njëjta dhe brenga të cilat e shqetësojnë edhe sot.

Limaj tha se ishte vërtetë shumë e rrezikshme të hyhej në dialogë me Serbinë pa një kornizë të qartë të cilën do ta garantonin ndërkombëtarët.

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dialogu ka qenë ndryshe me Serbinë. Me dialogu po, por të ekzistojë korniza çka po dialogohet. Pasi që me pakon e Ahtisaarit kemi pasur kompromise, kërkesa për më hy në dialog të ri me Serbinë ka qenë me rreziqe”.

“Ne kemi pasur qëndrim në atë kohë që të krijohet një kornizë ku Bruksel do të garantonte. Unë kam thënë që duhet të bëhen dy dialogime. Një, çfarë përfiton Kosova, liberalizimin e vizave, zonat ekonomike kjo me Brukselit, ndërsa me Serbinë të shtrohen pikat që çfarë mund të dialogohet, ky ka qenë qëndrimi im në atë kohë që qëndron edhe tash”, ka theksuar Limaj.

Ai thotë se Asociacioni e shkelë Kushtetutën e Kosovës qysh në emërtiminë e tij, lërmë në përmbajtje.

“Kompromisi më i madh që ka bë Kosova është preambula në pakon e Ahtisaarit, Kosova është shtet multietnik i qytetarëve të saj”.

“Edhe unë e mbroj idenë e shtetit qytetar. Bashkësia e Komunave Serbe, vetë emërtimi e shkel kushtetutën e Kosovës, sepse po legalizon një komunitet etnik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.