Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për Asoaciacionin ka qenë i drejtë.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar dorëheqje nga akterët qeverisës në vend, pasi për mendimin e tij “rrugë tjetër nuk ka”.
“Ftoj koalicionin qeveritar që ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të jap dorëheqjen. Gjykata ka konstatuar se qeveria ka shkelur kushtetutën duke nënshkruar marrëveshjen e parimeve për bashkësinë me shumicë serbe.
Çfarëdo hezitimi, apo çfarëdo tendence për ti ikur përgjegjësisë, pas këtij realiteti të ri juridiko-politik që solli vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta thelloj edhe më shumë krizën politike.
Një gjë është e qartë tashmë, Kosovën më nuk mund ta qeverisin ata që e kanë shkelur kushtetutën.
Zgjidhja e vetme, e shpejt, dhe normale është dorëheqja e qeverisë dhe të shkohet në zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka pas këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese. F. L” (sic), ka shkruar Limaj.