Lajmet e fundit

Limaj: Qeveria dhe Kuvendi e kanë humbur legjitimitetin

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka deklaruar se ky Kuvend dhe kjo Qeveri e kanë humbur legjitimitetin e tyre.

Në emisionin “Komiteti” në RTK Limaj ka thënë se Kuvendi është kthyer në një organ mendim-marrës e jo vendim marrës siç duhet të jetë.

Limaj ka thënë se veprimet e opozitës në Kuvend janë veprime opozitare dhe se nuk ka ndonjë sinjal se partia e tij nuk I përkrah aksionet e partive opozitare, ndonëse asnjë deputet i kësaj partie nuk ka gjuajtur as me gaz lotsjellës as me diçka tjetër siç kanë bërë deputetët nga VV dhe AAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.