Lajmet e fundit

Limaj: Qytetarët e dërguan ‘Zajednicën’ në Kushtetuese

Lideri i NISMA-së, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar gjithë ata që nënshkruan peticionin kundër ‘Zajednicës’, duke thënë së ata janë kontribuuesit e drejtpërdrejt që Presidentja ta dërgojë këtë marrëveshje në gjykatën kushtetuese, raportonë KOSOVANEWS.

Ja  postimi i plotë nga Fatmir Limajt në Facebook:

“Mbi 205 mijë qytetarët e Republikës tonë që nënshkruajtën peticionin kundër marrëveshjes për zajednicën, ishin të bindur se ajo marrëveshje nuk është në interes të Kosovës, ishin të bindur se është në kundërshtim me kushtetutën prandaj edhe e hodhën nënshkrimin në peticion për ta kundërshtuar atë.

Qeveritarët bërtisnin, e betoheshin se “asnjë germë, e asnjë presje e kushtetutës” nuk është shkelur.

Kur deputetët dhe qytetarët përmes protestës përpiqeshin të mos lejojnë zbatimin e kësaj marrëveshje qeveria përdori dhunën, duke shtypur protestat, duke burgosur deputet e qytetar. Të gjitha këto i bëri duke u thirur në mbrojte të shtetit ligjor dhe zotohej se do ta zbatonte këtë marrëveshje pavarsisht peticionit të qytetarëve, pavarësisht prej protestave të tyre.

Shumëkush me të drejt duke e ditur fatin e peticioneve në të kaluarën e panë me skepticizëm organizimin e atij peticionit, duke menduar se edhe ky do të ketë të njejtin fat si të tjerët, por kjo nuk ndodhi sepse peticionit me numrin më të madh të nënshkruar ndonjëherë, opozita e bashkuar si organizatore e këtij peticioni u bë zëri i fuqishëm i gjithë të nënshkruarve dhe ishte shumë e vendosur në kërkesat e saj.

Prandaj të gjithë ju që nënshkruat peticionin jeni kontribues të drejtëpërdrejt që presidentja ta dërgoj këtë marrëveshje në gjykatën kushtetuese, e pastaj gjykata nxjerri aktgjykimin që e vërtetoj se qytetarët kishin të drejtë në kundërshtimin e tyre se marrëveshja ishte antikushtetuese, dhe përfundimisht u qartësua se qytetarët ishin në mbrojtje të kushtetutës, përderisa qeveria kishte shkelur kushtetutën.Mirënjohje për ju, ndihuni krenar”, shkruan ai , raportonë KOSOVANEWS

Leave a Reply

Your email address will not be published.