Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se vendi është në krizë të madhe institucionale. “Kushdo që nuk e pranon këtë, e ka shumë gabim”, ka thënë Limaj, transmeton Gazeta Blic. Ai ka thënë se kjo qeverisje e ka tejkaluar mandatin e vetë dhe duhet të japin dorëheqje.
“Nëse ju kujtohet, kryeministri më herët ka kërkuar që të shkohet edhe në referendum për marrëveshje të tillë, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh, prandaj duhet të japin dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje të rjea”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se as sot e as nesër nuk do të ketë seancë. Madje, sipas tij, opozita do ta bllokoj edhe më tutje Kuvendin, derisa Isa Mustafa të tërheq nënshkrimin.