Pas përpjekjes së sigurimit që të mos u lejohet liderët opozitarë hyrja në Kuvendit e Kosovës, ka folur edhe kreu i Nismës Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’u mohojë deputetëve hyrjen në Kuvend, pasi ata janë të zgjedhurit e popullit.
Deputet opozitarë u penguan nga sigurimi i Kuvendit për të hyrë brenda në objekt për futjen e materialit me nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, por më pas, ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ai së bashku me deputetët tjerë që e futën materialin me forcë dhe pastaj u mbajt edhe konferenca e paralajmëruar.