Lajmet e fundit

Limaj: Zgjidhja e vetme, eliminimi i shkakut që solli këtë krizë politike

Kryetari i partisë opozitare Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se thirrja për mbajtje të seancës për ditën e nesërme, tregon arrogancën dhe synimin e koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Sipas tij, tashmë janë duke u përfolur skenare të ndryshëm se si të shtypet opozita.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Limajt në Facebook:

ZGJIDHJA E VETME, ELEMINIMI I SHKAKUT QË SOLLI KËTË KRIZË POLITIKE

Thirrja dhe paralajmërimi i koalicionit qeverisës për mbajtën e seancës parlamentare për ditën e nesërme, tregon sërish dhe atë shumë qartë arrogancën dhe synimin e këtij koalicioni.
Tashmë për të gjithë ne janë të njohura arsyet, qëndrimet e po ashtu edhe veprimet e opozitës në pamundësimin e mbajtës së seancave parlamentare.
Se cili do të jetë reagimi i kësaj pozite tashmë janë duke u përfolur skenar të ndryshëm: do ta shtypim opozitën, do ta heqim zvarrë, do të provokojmë konflikte në mes të deputetëve, unë lutem dhe shpresoj të jenë vetëm thashetheme.
Po që se nesër ndodh ndonjëra nga këto, atëherë ky koalicion qeveritar po përcaktohet që krizën politike ta zgjidh me mjete represive në vend se të ulet e të i trajtoj seriozisht kërkesat e opozitës.
Përgjigjja me kundërveprim nuk është zgjidhja, insistimi për të mbajtur seancë parlamentare duke e ditur se opozita do të vazhdoj të pamundësoj atë, pasi që asgjë e re nuk ka ndodhur nga seanca e kaluar, nuk ka tjetër shpjegim përveç se koalicioni qeverisës është i përcaktuar për njërin nga ata skenarë që i përmenda më lartë, e të cilët po qarkullojnë nëpër opinion këto ditë.
Nuk është zgjidhja shkelja e opozitës, nuk është zgjidhje dhuna, zgjidhja është reflektimi dhe eliminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike.
Nëse nuk mundeni apo nuk i pranoni kërkesat e qarta të opozitës, atëherë ta lëmë që për këtë çështje populli të vendos kush ka të drejtë dhe të mbyllet përfundimisht kjo temë.
Çdo rrugë tjetër do të jetë e dëmshme për të gjitha palët e më së shumti për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.