Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burgim për mashtrim me taksa, ka njoftuar Gjykata spanjolle.
Edhe babai i tij, Jorge Messi, është dënuar me 21 muaj burgim për shkak të mashtrimit të shtetit spanjoll me 4.1 milionë euro për periudhën 2007 deri më 2009, transmeton Koha.net.
Gjykata ka urdhëruar Messin që të paguajë dënimin prej 2 milionë eurove ndërsa babai i tij urdhërohet të paguajë 1.5 milion euro për krimet e kryera.
Gjatë gjykimit, prokurorët kanë thënë se vendet ku bëhen më së shumti mashtrime me taksa janë Belize dhe Uruguay.
Por Lionel Messi ka thënë se “nuk ka ditur asgjë” për çështjet e tij financiare.