Lajmet e fundit

Lirak Celaj zyrtarizon lidhjen e re, pas ndarjes nga gruaja – Ilire Vinca (Foto)

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, pas ndarjes nga gruaja e tij, Ilire Vinca, tani publikisht ka pranuar lidhjen me ish-misin në kohën e Jugosllavisë, Baukida Gashi. Çelaj këtë e ka bërë në profilin e tij në Facebook, duke e ndërruar statusin martesor.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK’së në Kuvendin Komunal, Lirak Çelaj, në verën e këtij viti është ndarë nga aktorja, Ilire Vinca. Por atëkohë ai nuk ka dhënë detaje se më kë ishte lidhur. Ishte thënë se ishte lidhur me miss përcjelljen e parë të ish- Jugosllavisë, Baukida Gashi, por asgjë nga Çelaj.

E lidhja mes Baukidës dhe Lirakut  është zyrtarizuar mbrëmë. Liraku e ndërroi statusin martesor duke e konfirmuar lidhjen me Baukida Gashin.

Për lajmin e ndarjes së tij nga Ilire Vinca ai kishte akuzuar Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin.

“Lajmin e ka plasuar Vetëvendosja, është e vërtet që unë jam divorcuar jam nda dhe nuk e mbaj fshehtë atë punë dhe nuk kam ndonjë tendencë. Arsyeja që po jepet në për media është e pandershme, unë e di saktë që këtë është duke e bërë Shpend Ahmeti me tendencë që të më njollos dhe të më diskreditoj”, ka thënë Çelaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.