Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, AAK-së dhe Nismës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Pallatit të Rinisë për të vazhduar më tutje te Stacioni i Policisë së Kosovës në qendër.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime: “Liri deputetëve! Poshtë diktatura!” dhe “S’ka dhunë që na ndalë”. Ata, këto pankarta i kanë hedhur para një kordoni të Policisë së Kosovës, i cili është krijuar në hyrje të stacionit.