Lajmet e fundit

Lirohen 8 aktivistë të Vetëvendosjes

Tetë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, që u arrestuan në operacionin e policisë për kapjen e deputetit Albin Kurtit, u është hequr masa e paraburgimit. Kjo pasi që Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, dhe tetë personave u’a ka vënë masën e paraqitjes në stacionin policor.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Veton Rrecaj, që në këtë rast mbron aktivistin Floriand Zekaj. Ai ka thënë se Gjykata e Apelit, e ka marr këtë vendim pas ankesës së palëve mbrojtëse, dhe se nuk ka pasur prova të mjaftueshme që këta persona të qëndrojnë nën masën e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.