Ndër 5 vitet e fundit për herë të parë në vend çmimet kanë pësuar rënie të përgjithshme prej -1.2 për qind.
Në tremujorin e tretë të vitit 2015 çmimet e shërbimeve shtëpiake, ujit dhe energjisë elektrike nga 1.7 për qind kanë shënuar një rënie të menjëhershme në – 3.1 për qind, thuhet në publikimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Pijet alkoolike dhe duhani kanë shënuar një rritje kogja të madhe deri në 10.3 për qind. Ndërsa, ushqimi dhe pijet joalkoolike kanë një rënie solide prej -0.5 për qind./Gazeta fjala/