Në disa furra të Prizrenit ka nisur lirimi i bukës për 10 cent.
Derisa një bukë atje ka kushtuar deri më tash 40 cent, prej sot ajo bën 30 cent.
Megjithëse jo të gjitha furrat kanë bënë këtë lirim. Janë veç disa prej tyre që kanë vendosur t’i heqin nga 10 cent këtij produkti që në Kosovë konsumohet shumë.
Prizreni deri më tash ka qenë qyteti më i shtrenjte I bukës. Derisa në gjithë Kosovën ky produkt konsumues ka kushtuar 30 cent, atje tek tash ka arritur këtë çmim.