Në orët e pasdites nga Burgu i Lypjanit është liruar prokurorja Vahide Badivuku.
Reporterët e KALLXO.com raportojnë se e kanë parë Badivukun duke dalë nga burgu i Lypjanit ku ajo po mbahej që nga arrestimi i saj në gusht të këtij viti nën dyshimet se kishte marrë mito.
Lajmi për lirimin është konfirmuar edhe nga mbrojtja e Badivukut.
Avokatja Albana Kelmendi tha për KALLXO.com se Badivuku është liruar me dorëzani masë kjo e lejuar me Kodin Penal të Kosovës.
“Masa e paraburgimit është zëvendësuar me dorëzaninë 10 mijë euro dhe i janë konfiskuar dy pasaportat e saj” ka thënë Kelmendi.
Pas pak KALLXO.com sjell filmimet nga lirimi i Badivukut