Lajmet e fundit

Lista e deputetëve të LDK-së që do të votojnë PËR dhe KUNDËR, Hashim Thaçit president (EMRAT)

Derisa Hashim Thaçi është para shumë dilemave se a do të kandidoj për postin e  presidentit të Kosovës, për shkak se siç ka raportuar Gazeta Blic, Lista Serbe po e kushtëzon me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, në anën tjetër thuajse shumica e deputetëve të LDK-së do ta votojnë kryetarin e PDK-së, nëse ky i fundit do t’i hyj kësaj gare.

Gazeta Blic ka raportuar dje se Lista Serbe e ka kushtëzuar votimin e Thaçit, me Asociacionin e Komunave Serve dhe me zbatimin e marrëveshjeve.

Gazeta Blic do ta publikoj listën me emrat e atyre që deri më tani kandë deklaruar publikisht se do të votojnë KUNDËR Hashim Thaçin e ata janë:

Vjosa Osmani,

Arben Gashi,

Alma Lama,

Adem Salihaj dhe

Doruntinë Maloku (nuk është përgjigjur për Gazetën Blic nëse voton për apo kundër)

Deputetët e papërcaktuar

Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse pro apo kundër do të votoj deputeti Anton Quni, i cili nuk e votoj fare koalicionin me PDK-në. I kontaktuar nga Gazeta Blic, ai ka thënë se “nuk dua të komentij”.

As deputetja Melihate Tërmkolli, e cila ka qenë kundër PDK-së dhe SHIK-ut në vazhdimësi, nuk ka dashur të flas nëse do të votoj pro apo kundër Hashim Thaçit. “Nuk jap asnjë deklaratë për asnjë medium, po mi keqpërdorni. Nuk mund të flas, më fal”, ishte përgjigje e saj për Gazetën Blic.

Ende nuk dihet nëse pro apo kundër do të votoj Armend Zemaj, i cili nuk e kishte votuar qeverinë Mustafa, për faktin se hyri në bashkëqeverisje me PDK-në. Mirëpo, deri më tani publikisht nuk e ka përcaktuar votën e tij.

Ndërsa, deputeti tjetër i LDK-së, Shpetim Bulliqi i cili doli kundër marrëveshjes për Demarkacionin ende nuk ka qëndrim të prerë për cështjen e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Unë do të veproj sipas subjektit tim politik. Do t’i mbroj veprimet tona. Nuk e si çka saktësisht do të bëhet”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

xxl_ldk31mmm1433056899

Deputetët e LDK-së që votojnë PRO Thaçit, nëse ky i fundit do të kandidoj:

Ismet Beqiri

Teuta Rugova

Nuredin Ibishi

Sabri Hamiti

Njomza Emini

Naser Osmani

Lirije Kajtazi

Hatim Baxhaku

Muhamet Mustafa

Fatmir Rexhepi

Sadri ferati

Ali Sadriu

Blerim Grainca

Agim Ademaj

Salih Morina

Besa Gaxherri

Teuta Sahatqija

Veton Berisha

Etem Arifi

Murat Hoxha

Agim Kikaj

Bardhyl Metah

Milazim Haliti

Synavere Rysha

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet PDK-së e LDK-së, parashihet që Hashim Thaçi të marrë postin e presidentit të shtetit, derisa LDK ta ketë postin e kryeministrit. Mirëpo, në opinion janë paraqitur ide që Isa Mustafa të kaloj në postin e shefit të shtetit, e Hashim Thaçi të rikthehet prapë si kryeministër.

Sidoqoftë, Gazeta Blic ka raportuar se ndërkombëtarët janë të interesuar që presidentes aktuale, Atifete Jahjagës t’ia vazhdojnë edhe një mandat. /Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published.