Lajmet e fundit

Lista ‘Srpska’ tregon për raportet me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin!

Shefi i deputetëve të Listës “Srpska”, Slavko Simiq, ka kërkuar ndëshkim për deputetët që kanë shkaktuar incidente në Parlament, duke iu referuar rasteve të fundit të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita me qëllim të bllokimit të seancave. Ai në një intervistë për “Zëri”-n ndër të tjera ka treguar për raportet e tij me opozitën dhe ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Unë jam këtu nga ditët e para në Kuvendin e Kosovës dhe shumë parlamentar i njoh dhe kam respekt ndaj shumicës së tyre, jo vetëm për përfaqësuesit apo deputetët që janë në pozitë, por edhe ndaj atyre të opozitës. Dhe derisa nuk i njihni nuk mund të thoni nëse janë të mirë apo e kundërta”, ka thënë ai.

Simiç më tej thotë se Albin Kurtin e njeh dhe ka raporte plotësisht korrekte.

“Nuk pajohem me disa metoda që ata i përdorin për qëllime politike. Jo vetëm këtë vit, por në disa vjetët e fundit janë treguar konservativë dhe duhet të tentojnë të jenë më të hapur, të bashkëpunojnë dhe të jenë nga ata që duhet të kenë respekt ndaj institucioneve dhe njerëzve të tjerë që kanë pikëpamje të ndryshme nga ata”, ka thënë ai. /Zëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published.