Lituania, në kontrast me vendet e pasura të Europës Perëndimore dhe Veriore, ka vendosur të hapë dyert për refugjatët që janë duke u larguar nga lufta.
“Ne jemi të përgatitur që të pranojmë refugjatët, por refugjatët nga Italia dhe Greqia nuk bien dakord që të rivendosen në Lituani,” tha për agjensinë e lajmeve Reuters, Rimantas Vaitkus, zëvendës kancelar i qeverisë lituanez.
Lituania ka rënë dakord që të pranojë 1,105 refugjatë në dy vitet e ardhshmë, kryesisht nga Italia dhe Greqia, në bazë të propozimeve të Komisionit Evropian, i cili parashihte zhvendosjen e 160.000 njerëzve.
“Refugjatët janë të informuar mirë rreth Suedisë, Gjermanisë , Francës dhe Britanisë së Madhe, të cilat ende mbeten vendet më tërheqëse për emigrantët,” shtoi ai.
Qindra mijëra refugjatë nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme kanë ikur në Itali dhe Greqi. Shumica e tyre më pas lëvizin drejt vendeve më të pasura të Europës, veçanërisht në Gjermani.